Mustafa dhe O’Connell flasin për gjendjen aktuale politike

14:12 | 7 Maj 2019
V. S.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga zyra për informim e LDK-së, gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me zhvillimet e fundit.

“Kryetari Mustafa vlerësoi se gjendja aktuale politike në vend është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon angazhim serioz dhe kreativ të të gjithë akterëve politik për të garantuar mbrojtjen e interesave shtetëror të Kosovës. Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme