Google ADS

Vihet gurëthemeli i “Muzeut të Historisë së Natyrës”

15:09 | 7 Maj 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot kanë bërë vendosjen e gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës”, në parkun “Te Pishat” në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, shkruan arbresh.info

Kryetrari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se sot po përurojmë një vepër kulturore.

“Sot kam nderin ta kem pranë ministrin Shala dhe kryetarin Veseli.  Po përurojmë një vepër kulturore është projekt që do të jetë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky projekt i ka munguar Kosovës. Gjithashtu tha se ky projekt kushton rreth 2 milion euro.

“Është kënaqësi e veçantë edhe për mua, një objekt i tillë i ka munguar Kosovës dhe vendeve përreth projekt që ka vlera  të mëdha besoj që gjatë këtij viti do të përfundoj, dhe ky projekt kushton rreth 2 milion euro” ka thënë ministri Gashi 

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se, Muzeu i Natyrës do të jetë një pasuri e koleksionit që e ka natyra jonë, këto janë vepra të jashtëzakonshme.

“Urime të gjithëve për mua ka qenë sot ditë e bukur. Muzeu i natyrës do te jetë një pasuri e koleksionit që e ka natyra jonë. Këto  janë vepra të jashtëzakonshme.  Do të vazhdojmë me projekte anë e mban vendit, Kosova po ec përpara me përkrahjen e njërit tjetrit”, ka thënë Veseli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme