Google ADS

Simiq: Kosova s’mund të formojë gjykatë ndërkombëtare, por mundet këshill për pajtim

12:47 | 7 Maj 2019
Arbresh.info

Propozimi i rezolutës me të cilën Prishtina akuzon Serbinë për gjenocid është hap kundër dialogut dhe kundër normalizimit të marrëdhënieve.

Kështu deklaroi sot RTS-së Sllavko Simiq, anëtar i Listës Serbe, sipas të cilit mungesa e reagimit të bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtij hapi paraqet një formë të mbështetjes së saj për Prishtinën, që,siç ka thënë ai, tregon se askush nuk dëshiron ndërtimin e marrëdhënieve më të mira midis serbëve dhe shqiptarëve, transmeton Koha.net.

Simiq projekt-rezolutën e ka cilësuar “veprim agresiv që po përgatitet kundër Beogradit e popullit serb”. Sipas tij, në këtë mënyrë vetëm sa thellohen marrëdhëniet edhe ashtu të ftohta midis Beogradit e Prishtinës.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiq, në lidhje me nismën për formimin e një tribunali ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, ka thënë se “Prishtina nuk ka të drejtë të formojë gjykatë penale ndërkombëtare”.

Ai ka shtuar se “e vetmja gjë që pres në të ardhmen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është të ndërmarrin nismën për formimin e Këshillit për Pajtim”, transmeton Koha.net.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme