Marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jenë edhe më të mira me presidentin e ri Stevo Pendarovski.
Analisti Fatmir Sheholli, vlerëson se Maqedonia Veriore dhe Kosova do të jenë së bashku në integrimet evropiane dhe në NATO.
“Fitorja e Pendarovskit është vazhdimësi e politikës së kryeministrit Zaev, dhe njëkohësisht është fitore edhe e Maqedonisë Veriore evropiane. Në këtë aspekt besojmë që Kosova dhe Maqedonia Veriore do të jenë së bashku në integrimet evropiane dhe NATO. Maqedonia Veriore dhe kryeministri Zaev deri tani kanë dëshmuar që dëshirojnë të jenë përkrahë Kosovës dhe kjo është krejt e natyrshme, kur kemi parasysh që shqiptarët në Maqedoni e sollën Zaevin në pushtet, e edhe tani i dhanë përkrahje Pendarovskit”, deklaroi Sheholli për arbresh.info
Analisti, Muhamet Kelmendi, vlerëson se unë nuk është i kënaqur me këtë përzgjedhje.
“Kemi të bëjmë me një parti që është e njëjtë me vijën Maqedono-Bullgare, e cila nuk do të zgjidhte çështje shqiptare, nuk do të bënte barazi në gjuhën shqipe, nuk do ta bënë barazinë e kombit shqiptarë. Kjo u pa edhe në barazinë e Zaev-it para dy ditëve me një flamur kombëtar të cilin e vendosi në kalanë e Ohrit, ku e bëri të qartë se çështja e flamurit nuk mund të vendoset çdo kund në Maqedoni ku ka shqiptar”, theksoi Kelmendi për arbresh.info.
Pavarësisht kësaj, ai thotë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut varet nga shqiptarët.
“Kosova mundet me ndiku më tepër në Maqedoni nëpërmes partive politike shqiptare. Shqipëria mundet me lujt një rol të madh atje. Pra, nga shqiptarët varet e ardhmja e Maqedonisë”, shtoi Kelmendi.
Analisti, Faik Krasniqi, thotë se në kohën kur lidershpi i Shqipërisë punon për ndarjen e Kosovës, është e pamundur të mendojmë se institucionet maqedonase do të jenë përkrahëse të interesave të Kosovës.
“Nëse gjatë fushatës Pendarovski, Zaevi ose Ahmeti kane thënë se do të punojnë edhe për interesa të Kosovës, kjo ka qenë për të fituar votat e shqiptarëve në Maqedoni”, është shprehur Krasniqi.
Të dielën, kandidati i LSDM-së, parti kjo që aktualisht qeverisë me Maqedonin, Stevo Pendarovski, mori besimin e qytetarëve për të qenë edhe në krye të Presidencës së Maqedonisë së Veriut. Rol shumë të rëndësishëm patën edhe votat e komunitetit shqiptarë./arbresh.info/
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...