Google ADS

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:10 | 7 Maj 2019
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i freskët, gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore. Në pjesën jugperëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 1 deri 10 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 12 deri 18 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ftohtë, me temperatura të mëngjesit nën zero, ndërsa të enjten dhe të premten pritet të ketë reshje lokale të shiut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme