Samiti i Brdo-Brionit, që mbahet më 8 dhe 9 maj, në Shqipëri, do të mbledhë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.
Në mesin e tyre pritet të jetë prezent edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Shqipëria dhe Edi Rama, është e qartë se po mundohet të luaj një rolë ndërmjetësuesi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por gjithashtu duhet të jetë e përgatitur për ndonjë reagim apo protestë nga qytetarët.
Të paktën kështu shprehet analisti polik Blerim Burjani, ne një përgjigjej dhënë Arbresh.info
“Pakënaqësi mund të këtë dhe protesta jo të mëdha, tashmë është e qartë, Shqipëria po e luan rolin e një ndërmjetësuesi mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi dhe Rama kanë një konsensus për qasje ndaj Serbisë dhe normalizimit. Strategjia Rama e Thaçi edhe pse duket e dështuar, tentativa vazhdon ende pa ndal rreth planit të normalizimit. Afrimi i Shqipërisë ndaj raporteve me Serbinë tash e një kohë, gati tre vjet e fundit, janë përmirësuar dukshëm në Ballkanin e trazuar. Dy popujt më të mëdhenjë në Ballkan, që varet paqja, janë shqiptarët dhe serbët. Prandaj, nuk është e rastit që nëse relacionet në mes dy popujve rregullohen atëherë perspektiva është e favorshme në të ardhmen”.
Sipas tij, Thaçi dhe Rama kanë idetë e përbashkët për të gjetë rrugën e normalizimit.
“Tash deri këtu është mjegull apo konfuzion. Nuk është e tepërt se këta dy njerëz kanë politikë që bëjnë jashtë BE dhe SHBA për çështje të normalizimit me Serbinë. Ka diçka këtu, poetikë ballkanike që bëhet jashtë konturave të politikës ndërkombëtare”, ka përfunduar ai.
E më i ashpër në reagim është analisti tjetër Faik Krasniqi. Në një përgjigje për arbresh.info, Krasniqi ka thënë se kryeministri Rama haptazi është duke punuar për interesa të Serbisë.
Madje ai një iniciativë të tillë dhe ardhjen e Vuçiqit në Shqipëri e quan turp të lidershipit shqiptar.
“Kryeministri Rama hapur po del qe është duke punuar për interesa të Serbisë. Turp për lidershipin e Shqipërisë, që të shkelë Kosovën për hir të Serbisë. Shqipëria do të duhej të ishte gardian i Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ata jetojnë, dhe jo të synojnë ndarjen e saj dhe atë pjesë ta merrë Serbia”.
Sipas tij, e ka të kotë Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiqiq.
“Gjermania ju tregoi që nuk ka lëvizje të kufijve. Në njërën anë po më bëhet qejfi që Edi Rama po e tregon fytyrën e tij të vërtetë, se shumë shqiptarë të Kosovës ekzaltoheshin me spektaklin e tij në Beograd. E gjitha vetëm një Shoë, për të fituar zemrat e shqiptarëve të Kosovës, sepse s’do të ndodh asgjë”, është shprehur Krasniqi.
Ndryshe në këtë takim Kosova do të përfaqësohet nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndërsa në rast se Presidenti serb do të vij më datë 8 dhe 9 majë në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje dega në Shqipëri ka paralajmëruar protestë./V.Selimi/Arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...