Jillian Johnson dhe burri i saj Jarrod, u gëzuan fort kur iu lindi djali i tyre, por shumë shpejt gëzimi u kthye në tragjedi kur fëmija u sëmurë rëndë.
Djali Landon vdiq vetëm 19 ditë pas lindjes dhe shkaku i vdekjes e shkatërroi nënën, shkruan DailyMail
Ndonëse nxituan ta dërgojnë në spital, gjithçka kishte marr fund kur mjekët i thanë nënës se fëmija ishte dehidruar pasi nuk po thithte qumësht nga gjiri i saj.
Jillian mendonte se qumështi i gjirit ishte i pazëvendësueshëm për beben, por tani dëshiron të vetëdijësoj nënat tjera se ka edhe alternativa të tjera.
“Jeta nuk është më e njëjtë pas vdekjes së Landonit. Ka një vrimë të madhe në zemrën time. Të gjitha nënat kemi besuar se vetëm ushqyerja me gji është e mirë për fëmijën”, ka deklaruar ajo.
“Vdekja e tij ishte 100 për qind e parandalueshme. Nuk ka asnjë arsye tjetër që ai nuk jeton më, përveç dështimit tonë si prindër”, ka shtuar ajo.
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...