Vdekja e ushtarakes, kryeministri letonez shpreh ngushëllimet

19:02 | 6 Maj 2019
Arbresh.info

Kryeministri letonez, Krišjānis Kariņš ka shprehur ngushëllimet për humbjen e ushtarakes shqiptare, Zarife Hasanaj gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Kariņš thotë se kjo është një ditë e trishtuar, ndërsa uron shërim të shpejtë për dy të lënduarit.

“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën.

Uroj një shërim të shpejtë edhe të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO”, shkruan kryeministri letonez.

Ushtarakja shqiptare, Zarife Hasanaj pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni, ndërroi jetë nga shpërthimi i një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë shqiptarë të tjerë./ABC News Albania

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme