SHBA i vendos tarifa të reja Kinës

16:44 | 6 Maj 2019
Arbresh.info

President amerikan Donald Trump deklaroi se këtë javë do të rrisë deri në 25 për qind tarifat ndaj importeve kineze në vend, me një vlerë prej 200 miliard dollarë. Ndërkohë delagacioni kinez për negociata pritet të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë në 8 Maj.

Bursat në të gjithë botën janë në alarm pas deklaratës së fundit të presidentit amerikan Donald Trump. Me anë të një mesazhi në profilin e tij Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do të rrisë brenda javës nga 10 për qind në 25% tarifat për rreth 200 miliardë dollarë importesh nga Pekini. “Marrëveshja tregtare me Kinën po ecën, por shumë ngadalë, sepse ata po përpiqen ta rinegociojnë. JO!”, shkruan Trump në Twitter.

Delegacioni kinez po përgatitet për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një raund të ri negociatash, i parashikuar për në 8 Maj. Në këtë mënyrë Pekini zyrtar vijon programin pavarësisht kërcënimeve të Trump. Zëdhënësi ministrisë së jashtme kineze deklaroi se shpresonte që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina të mund të gjenin një zgjidhje në mes të rrugës./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme