Gjetaj: Mjaft kohë kemi humbur, të bashkohemi të gjithë që familjet e të pagjeturve të jetojnë të qetë

15:52 | 6 Maj 2019
Arbresh.info

E iniciativën për një Gjykatë e cila do ti dënonte krimet e kryera ndaj popullit shqiptar nga shteti serbë e mirëpriten edhe Komisionin për të pagjeturit.

Kryetari Prenk Gjetaj, në seancën  ku po diskutohet për këtë iniciativë nga Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Gjetaj tha se mjaft na kanë ikur vitet pa i gjykuar krimet që janë bërë ndaj familjeve tona.

” Mendoj që këtu duhet një përkrahje e madh e të gjitha strukturave pasi që shumë vjet  na kanë ikë pa dënime dhe nuk duhet të i lëmë të na ikin të tjerat në si komision do të jemi rreth kësaj kauze.  Do të jetë satifaksion për familjen dhe do të jetë një shembull se askush nuk mund ti ikë drejtësisë dhe Ta që gjykohen të marrin dënimin e merituar”, tha Gjetaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme