Koordinatori mes organizatave të familjarëve dhe organizatave ndërkombëtare, Jahja Lluka, në emër të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se iniciativa për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë, nuk është e vonëshme.
“Nuk është vonë për këtë iniciativë. Qeveria e Kosovës do të bëjë çfarë është e mundur për ju. Gjitha kërkesat e juaja do të jenë në ligj dhe besoj që ky parlament do të votoj ligjin. Tani do t’i keni të gjitha ato që ju i keni merituar, pasi keni dhënë gjënë më të shenjët, familjarët e juaj. Sa për Dubravën kemi punuar, është ngrit aktakuza është dorëzuar, por as Tribunali i Hagës e as EULEX-i, edhe pse kemi dhënë dëshmi për të gjithë ata njerëz nuk është ndërmarr asgjë. Duhet të gjithë të jemi bashkë ta qojmë përpara këtë iniciativë dhe të gjithë kriminelet ta dalin para drejtësisë” tha Lluka
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?