Thaçi uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut

14:50 | 6 Maj 2019
L G

Presidenti i republikës së Kosovës, Hashim Thaci ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për postin e tij.

Thaci këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Aik ka thënë se përvec urimit, me presidentin e ri maqedonas ka biseduar edhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Homologun tim të ri e urova për fitoren në zgjedhjet presidenciale, e cila është fitore edhe për Maqedoninë Veriore si shtet shumetnik, që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne biseduam edhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Thaçi /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme