Ikona e Napolit, Diego Armando Maradona ka deklaruar se ai mund të largohej nga ekipi meksikan Dorado pasi zbuloi se ishte në prag të vdekjes.
Ekipi që udhëhiqet nga Maradona do të shpenzojë edhe një sezon në ligën e dytë të Meksikës pasi u mposhtën në finalen e ‘play-off’ ndaj Atletico San Luis.
Megjithatë, sezoni i Dorados shkoi keq kur legjendës argjentinase iu desh të futej në operacion për të ndaluar një gjakderdhje të brendshme, transmeton lajmi.net.
‘’Jam i mërzitur për lojtarët, jo për veten’’, tha ai pas humbjes minimale.
‘’Unë kam fituar, humbur dhe barazuar në jetën time. Isha në prag të vdekjes, prandaj kjo nuk do të thotë asgjë për mua’’.
‘’Por më besoni, jam shumë i mërzitur për lojtarët e mi’’, potencoi Maradona.
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur