Prodhuesit kosovarë kanë kapacitet për eksportin e prodhimeve të veta por hasin në barriera.
Kështu u shpreh të hënën kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Ai po ashtu përmendi disa nga këto barriera, shkruan arbresh.info.
“Kompanitë kosovare kanë një potencial për eksport por kanë barriera të shumta që ua pamundëson ketë. Një ndër çështjet kryesore është mungesa e certifikimit ndërkombëtare dhe mungesa e informatave se çka nevojitet për eksport ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
E Rukiq ka shtuar se eliminimi i këtyre barrierave duhet të jetë prioritet i Institucioneve.
“Fokusi kryesor i rritjes së ekonomisë duhet të jetë rritja e eksportit, e kam shembull një qytezë te Bosnjës e cila ka rritur eksportin dhe sot eksporton më shumë sesa Kosova”, ka thënë ai.
I pari i Odes Ekonomike të Kosovës ka thënë gjithashtu se bizneset kosovare presin qe të kenë rritje të të punësuarve muajve në vijim. /arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...