Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjakovë ka arrestuar një femër 34 vjeçare, nën dyshimin se e njëjta ka vjedhur një shumë parash në vlerë prej 23 mijë franga zvicerane, raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit të policisë, vjedhja është kryer në një shtëpi në fshatin Marmull në komunë të Gjakovës.
“Me datë 05.05.2019 në ora 09:00, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në fshatin Marmull të Gjakovës. Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte të bëjë me vjedhje të rëndë në një shtëpi banimi me ç’ rast ishin vjedhur 23.000 ( njëzet e tre mijë ) franga zvicerane”, bën të ditur policia.
Sektori i hetimeve në Gjakovë pas një pune operativo hetimore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar, 34 vjecarjen B . P femër.
Me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara mbahet në ndalim policor ndërsa bazuar në faktet e gjetura policia do të ushtroj kallëzim penal ndaj saj./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...