Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, uron sot besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit. Përmes një urimi të ndjerë Ruçi, shkruan ndër të tjera se muaji i Ramazanit përveç vlerave është edhe një muaj sakrifice.
“Me rastin e fillimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit, u uroj gjithë besimtarëve myslimanë “Agjerim të lehtë!” Ramazani është një muaj sakrifice, që përveç vlerave dhe përkushtimit ndaj besimit fetar, shfaq, jetërson e simbolizon vlera të fuqishme njerëzore e shoqërore, solidaritet me fqinjët dhe miqtë, të pafuqishmit e të pambrojturit, të varfërit e të sëmurët, me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje, solidaritet e përkushtim njerëzor.
Është një mundësi për çdo besimtar të shfaq e të rishfaq dashurinë njerëzore, familjare e prindërore; respektin e dedikimin për besimtarët dhe besimet e tjera, mirënjohjen dhe dhe devocionin për komunitetin, nderimin, adhurimin dhe moslodhjen për kombin, kontributin për mirëqenien dhe begatinë e të gjithëve, pavarësisht nga besimi, mosha, gjinia dhe mundësitë ekonomike e financiare.
Agjërimi dhe sakrifica le të bashkojnë jo vetëm zemrat e ndjenjat tona, por edhe logjikën dhe arsyen për të qenë të bashkuar për fatet e vendit e të kombit, si qëllimi suprem i të gjithë shqiptarëve, këtu në Shqipëri dhe ne Diasporë.”, thuhet në mesazhin e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar besimtarëve myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën