Google ADS

Velipoja nuk është gati për sezonin turistik

22:38 | 5 Maj 2019
Trina Galanxhi

Velipoja është një nga pikat turistike më të frekuentuara në qarkun e Shkodrës por kur jemi në muajin Maj, ende nuk kanë nisur përgatitjet për sezonin.

Rëra e bregut të të gjithë ranishtes së Velipojës është e veçantë pasi ka përqindjen më të lartë të jodit në të gjithë bregdetin shqiptar, por pushteti vendor ende nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e mbetjeve të sjella nga deti.

Një nga problemet më shqetësuese për banorët e zonës dhe biznesin është infrastruktura. Janë 15 rrugica, që bëjnë lidhjen e rrugës kryesore me plazhin por pavarësisht premtimeve të pushtetit vendor ato nuk janë rikonstruktuar duke i lënë në këtë gjendje të degraduar.

7 prej këtyre rrugicave janë tenderuar dhe pritet që tani në nisje të sezonit turistik të fillojë rikonstruksioni i tyre.

Me një sipërfaqe rreth 15 km plazh ranore nga gryk-derdhja e Bunës deri në lagunën e Vilunit, Velipoja në pikun e sezonit frekuentohet nga rreth 120 000 mijë pushues ditorë, me një numër gjithnjë dhe në rritje të turisteve të huaj./top channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme