Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Veseli ka uruar nëpërmjet faqes së tij në Facebook gjithë besimtarët muslimanë që të kenë agjërim të lehtë duke shpresuar që Zoti ua pranon sakrificën dhe adhurimet, shkruan arbresh.info.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët që të kenë agjërim të lehtë duke shpresuar që Zoti ua pranon sakrificën dhe adhurimet! Le të shërbejë ky Muaj i shenjtë për të gjithë ne që të lëmë mënjanë ndasitë, hatërmbetjet dhe gjuhën e urrejtjes, ndërkaq të forcojmë zërin e ndërgjegjes sonë duke iu gjendur më afër njëri-tjetrit me respekt e dashuri. Meqenëse Ramazani është muaj solidariteti e fisnikërie, iu bëj thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që t’i ndihmojnë aq sa munden të gjithë nevojtarët duke iu kushtuar vëmendje të veçantë familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, si dhe kategorive të tjera të prekura nga lufta”. Ka shkruar Veseli./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...