Urimi i Berishës për muajin e Ramazanit: Agjërim të lehtë e të pranuar prej të Madhit Zot!

20:53 | 5 Maj 2019
Trina Galanxhi

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë  të cilët nesër nisin agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Berisha shkruan se, “ky është muaji i lutjes, pastrimit të mëkateve por dhe i solidarizimit njerëzor”.

Statusi:

Mesazh urimi për muajin e madhnueshëm të Ramazanit!

Te dashur miq, besimtaret muslimane çelin neser diten e pare te agjerimit per muajin e shenjte te ramazanit. Nepermjet saktifices dhe vetepermbajtjes cdonjeri prej tyre kerkon meshiren dhe shpetimin hyjnor, por dhe afrohet njekohesisht me prane atyre qe vuajne. Ndaj ky eshte muaji i lutjes, pastrimit te mekateve por dhe i solidarizimit njerezor. Me kete rast i uroj agjeruesve agjerim te lehte e te pranuar prej te Madhit Zot! sb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme