Rreth një muaj nga grabitja e Rinasit, deri tani policia ka ndaluar 6 persona, ndërsa thuhet se hetimet janë në vazhdim.
Sipas autoriteteve po punohet për arrestimin e krahut të djathtë të Admir Muratajt, Klement Çalën si dhe vëllait të tij. Po ashtu kërkime janë zhvilluar dhe për gjetjen e miliona eurove që u morën nga avioni, mesditën e 9 prillit.
Ndërkohë këtë të diel, Vizion Plus ka publikuar disa pamje ku duket se furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor ” pasi shpërthen derën e zjarrfikëseve, vazhdon rrugën në pistë i pa shqetësuar nga askush.
Rreth një muaj nga grabitja e Rinasit, deri tani policia ka ndaluar 6 persona, ndërsa thuhet se hetimet janë në vazhdim. Sipas autoriteteve po punohet për arrestimin e krahut të djathtë të Admir Muratajt, Klement Çalën si dhe vëllait të tij. Po ashtu kërkime janë zhvilluar dhe për gjetjen e miliona eurove që u morën nga avioni, mesditën e 9 prillit.
Ndërkohë këtë të diel, Vizion Plus ka publikuar disa pamje ku duket se furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor ” pasi shpërthen derën e zjarrfikëseve, vazhdon rrugën në pistë i pa shqetësuar nga askush.
Për të shmangur kontaktin me pasagjerët dhe patrullat e ICTS-së , furgoni i grabitësve kalon nga pas avionëve të parkuar për të mbërritur tek tek avioni ku po imbarkoheshin paratë drejt Vjenës, i cili ishte i fundit në radhë.
Në pamje duken mjetet e kompanisë private për sigurinë e aeroportit që lëvizin në drejtim të kundërt me grabitësit, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se strukturat e policisë kufitare Rinas, janë vënë në dijeni të paktën 5 minuta me vonesë pas çarjes së rrethimit.
Për grabitjen 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa një nga krerët e dyshuar të grupit Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e ndërhyrjes së shpejtë./ Opinion
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...