Objekti i parë, një maskë druri, u zbulua rastësisht në vitin 2007 nga një fëmijë që po luante në një plazh në Quinhagak, një qytezë në perëndim të Alaskës, përgjatë Detit Bering.
Në muajt në vijim, qindra artefakte të tjera të lashta dolën nga akullnajat, kjo shtrese e tokës që dikur qëndronte e ngrirë përgjatë gjithë vitit, e cila mbulon pjesën më të madhe të këtij shteti amerikan dhe tani po shkrihet nën efektin e ndryshimit të klimës.
Shporta, heshta të gdhendura, pirsing, statuja të vogla, gjilpëra fildishi për tatuazhe: Këto thesare i përkasin një vendbanimi të lashtë të eskimezëve Yupik që datojnë në shekullin e XVII. Rreth 100,000 artefakte të lashta Yupik, koleksioni më i madh në botë, tani ruhen në një muze të vogël në Quinhagak.
“Është gjëja më e mrekullueshme që kam parë ndonjëherë gjatë karrierës time 40-vjeçare dhe kam punuar në disa qendra arkeologjike mjaft të veçanta”, pohon Rick Knecht, një arkeolog në Universitetin Aberdeen, në Skoci.
Ai prej dhjetë vitesh drejton ekipin e gërmimit që po përpiqet të shpëtojë reliket e zonës së zbuluar rreth pesë kilometra nga Quinhagak, e quajtur Nunalleq, që do të thotë “qyteza e vjetër” në gjuhën yupik./atsh/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...