Ka dashur ta shpërndajë i pari lajmin se u nis drejt Lezhës Nuk është vetëm një ditë dedikuar anëtarësimeve të reja në Partinë Demokratike, por edhe për të dhënë mesazhin se Kryeministri nuk di ç’bën.
“Me propagandë të shfrenuar po mundohet t’u mbushë mendjen shqiptarëve se Shqipëria nuk ka asnjë problem, përkundrazi, edhe shqiptarët e ngritur në protestë janë një ftesë për turistët, e kuptoni se deri ku shkon çoroditja e një njeriu të shkëputur totalisht nga realiteti i mjerimit që ka shkaktuar. Po, i ka ikur truri! Nganjëherë është më mirë të flasim me fjalët direkte të qytetarëve, i ka ikur truri komplet”, tha Basha.
Arsyen e kësaj sjellje të shefit të qeverisë, kryetari i opozitës e sheh te pamundësia për të dekurajuar shqiptarët. Ata që duhet të tremben nuk janë shqiptarët në rrugë, por oligarkët paralajmëroi kryedemokrati sipas të cilit protesta e 11 Majit do të jetë treguesi i radhës kryeministri i është afruar humnerës së pushtetit.
“11 maji na thërret në një tjetër përballje vendimtare të vlerave tona, të lirisë, të demokracisë, Europës dhe Amerikës me tiraninë despotike-kriminale-orientale, që kurrë nuk do ta marrë Shqipërinë peng, nuk do t’ia vërë duvakun popullit shqiptar, popullit më europian të Ballkanit”, tha ai./ABC News Albania
Brenda pak ditësh një sërë shkeljesh e skandalesh në ministr...
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...