Rreth 30 persona janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi. Të helmuarit janë të grupmoshave të ndryshme, dhe që të gjithë janë banorë të lagjes së vjetër të Bulqizës.
Mjekët e Bulqizës thonë se rastet e para janë paraqitur në spital gjatë natës së mbrëmshme dhe të tjerë kanë vijuar të paraqiten gjatë gjithë ditës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore të sëmurët kanë lënë spitalin dhe janë larguar në banesat e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas mjekëve të spitalit dyshohet se banorët janë helmuar nga uji kontaminuar, i cili buron nga minierat e Bulqizës. Grupi hetimor po heton shkaqet e helmimit masiv, dhe marrjen e masave për eliminimin e ngjarjeve të rënda/abcnews.al/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...