Tetë raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, tre prej të cilëve janë ndaluar për hospitalizim. Bëhet fjalë për një foshnje 4 muajshe nga Studeniçani, pacient 38 vjeçar nga Buteli i pa vaksinuar, pacient 25 vjeçar nga Çairi i vaksinuar. Për momentin në Klinikën Infektive në Shkup qëndrojnë të shtrirë gjithsej 37 pacientë. Pesë pacientë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq më kritike paraqitet gjendja e pacientes me paralizë cerebrale që ka poashtu dhe formë të rëndë të pneuomonisë. Epidemiologët vazhdojnë të apelojnë për vaksinim.
Prindërit nuk duhet t’i ekspozojnë fëmijët e tyre në rreziqe të tilla, të sëmurën nga sëmundje e cila parandalohet me vaksinë. Me të vërtetë është mëkat dhe përgjegjësi shumë e madhe e prindërve që merr një përgjegjësi të tillë të lejoj që fëmija të preket nga sëmundje e rëndë e cila ka edhe pasoja fatale, nga mos vaksinimi. Apeli është se duhet të vaksinohet, nisur nga ajo se edhe ne i vaksinojmë fëmijët, nipërit dhe mbesat tona”- tha Biljana Danilovska nga Sektori për Epidemiologji në Qendrën për Shëndet Publik.
Gjatë ditës së djeshme u shënua viktima e katërt nga fruthi e cila ishte foshnje 10 muajshe nga Shkupi. Gjatë javës së shkuar ishin regjistruar gjithsej 110 raste të reja. Vaksinimi në terren vazhdon gjatë ditëve të punës, kur nxënësit janë në shkollë, ndërkaq mbetet të vaksinohen edhe 19.926 fëmijë nga të cilët në Shkup 2.900, ndërsa 16.000 të tjerët jashtë Shkupit.
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Policia jep detaje per therjen me thikë në Lipjan
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...