Zyrtarët e lartë të administratës amerikane dhe Pentagoni po shqyrtojnë disa mundësi lidhur me krizën në Venezuelë, pas mesa duket dështimit të thirrjeve për kryengritje nga kreu i opozitës, Juan Guaido, i cili njihet nga më shumë se 50 vende si president i përkohshëm i Venezuelës, për dezertim të ushtarëve dhe protesta masive në vend. Por Nicolas Maduro vazhdon ta mbajë të ngërthyer pushtetin dhe disa analistë thonë se mundësitë e Amerikës po ngushtohen. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine sjell më shumë detaje.
Pas një jave dramatike në Venezuelë, ngërçi politik atje po dominon diskutimet në Uashington.
Gjatë një bisede telefonike të premten, Presidenti Donald Trump diskutoi situatën në Venezuelë me Presidentin rus Vladimir Putin.
“Ai nuk po kërkon aspak të përfshihet në Venezuelë, por do të dëshironte të shihte që diçka pozitive të ndodhte në atë vend. Unë jam i të njëjtit mendim,” tha Presidenti Donald Trump.
Por më herët sekretari i Shtetit Mike Pompeo prezantoi një situate shumë të ndryshme, duke thënë se këtë javë Rusia kishte ndërhyrë në krizë, duke i thënë Nikolas Maduros të mos largohet nga vendi për të kërkuar strehim në Kubë.
Disa analistë mendojnë se administrate po mban qëndrimin e duhur:
“Mendoj se kështu duhet të veprojmë, duhet t’i themi Rusisë të lagorhet prej andej”, thotë Michael Gonzalez, Heritage Foundation.
Të tjerë analistë gjithashtu përgëzojnë mbështetjen e Amerikës për udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, president i Asamblesë Kombëtare, i cili në janar u betua si president i përkohshëm i vendit, pasi Nokolas Maduro shpalli fitoren pas zgjedhjeve që u konsideruan nga shumë vëzhgues si të paligjshme.
Por ata shtojnë se deklaratat publike nga zyrtarët më të lartë amerikanë mund ta bëjnë më të vështirë që Juan Guaido të marrë pushtetin.
“Mendoj se Shtetet e Bashkuara janë të gabuara në përqafimin aq agresiv të atij vendimi, duket sikur SHBA-ja ishte e përfshirë. Dhe kjo u nxit nga opozita demokratike venezueliane dhe nga aktorët rajonalë që kërkojnë në njëfarë mënyrë që të zgjidhin këtë krizë të tmerrshme humanitare dhe bllokimin politik në Venezuelë”, Christopher Sabatini, Colombia University.
Ekspertët thonë se Venezuela mund të hyjë në një fazë të re, pas një jave të keqe si për Juan Guaidon ashtu edhe për Nicolas Maduron.
“Mendoj se pas ngjarjeve të kësaj jave, Guaido dhe Maduro janë dobësuar dhe dëmtuar. Mendoj se forcat e armatosura, që tashmë kanë pushtet të madh tek qeveria, mund të tentojnë të marrin vendin nën kontroll pa Maduron, por jo domosdoshmërisht duke u bërë palë me Guaidon”, thotë Michael Shifter, President i Dialogut Ndër-amerikan.
Pavarësisht asaj që do të ndodhë, SHBA-ja dhe një mori shtetesh të tjera po bëjnë thirrje për kthim në demokraci dhe hapjen e rrugëve për dërgimin e ndihmave humanitare për venezuelianët.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga