Kosova gjendet para dy zgjidhjeve

09:34 | 4 Maj 2019
arbresh.info

Analisti, Armend Muja, thotë se Kosova pas Samitit të Berlinit gjendet para dy zgjidhjeve. Sipas tij Kosova duhet të bëjë korrektim të kufijve ose të krijojë asociacionin për serbët e veriut.

“Kosova gjendet para dy zgjidhjeve – korrektimit të kufijve dhe asociacionit për serbët e veriut. Këto zgjedhje kanë rezultuar jo sepse Haradinaj apo Thaçi i kanë mbështetur apo promovuar, por sepse ka çarje/ndasi transatlantike dhe brenda BE-së se si të tejkalohet ngërçi në subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Taksa ishte vetëm kulmim i tensionit në luftën tit-for-tat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,” është shprehur Muja për arbresh.info.

Sipas tij, taksa e kryeministrit, Ramush Haradinaj, do të jetë irelevante krahasuar me zgjedhjet e vështira që presin Kosovën.

“Ndarjet brenda faktorit politik në Kosovë, ndarjet brenda BE-së, ndarjet brenda aleatëve të NATO dhe perspektiva në zbehjen e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian për Kosovën”, i vlerësoi si zgjedhje të vështira analisti Muja.

Pas përfundimit të Samitit të Berlinit, takimi i radhës do të mbahet me 1 korrik në Francë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme