Google ADS

Meta takon Erdoganin: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik

09:10 | 4 Maj 2019
arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Turqi, ku është pritur në një takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve, Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

“Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe”, – u shpreh Presidenti Meta.

Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen, shkruan TCh.

Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.

Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme