Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, ka paralajmëruar partitë opozitare se qeveria e tij do të dorëheqet, nëse parlamenti e aprovon faturën që i paguan mësuesit, për kohën që ata kishin marrë paga më të vogla, për shkak të krizës ekonomike.
Kryeministri socialist, tha që një veprim i tillë, do ta t’i rriste shpenzimet shtetërore për 1 miliardë euro, vetëm për këtë vit, duke e shkatërruar planifikimin financiar të qeverisë.
Costa e dha këtë paralajmërim gjatë të premtes, pasi deputetët e opozitës në një komision parlamentar, e kaluan ligjin.
Nëse kalon në parlament, atëherë qeveria do të detyrohet që t’i paguaj për zvogëlimin e rrogave, gjatë krizës ekonomike që e kaloi vendi.
Mësuesit portugezë, kanë kërkuar që t’i kompensohen paratë e kohës nga vitin 2011 deri më 2017, e këtë kërkesë, po e mbështetë sindikata e mësuesve shkruan Gazeta Express
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...