Të gjithëve na ka ndodhur të qeshim apo të qajmë me një film në kinema, por jo deri në atë pikë sa të lëndojmë veten.
Charlize Theron shkoi të shihte në kinema filmin “Borat” i cili ka në qendër të historisë një gazetar nga Kazakistani që shkon në SHBA për të xhiruar një dokumentar mbi të gjitha detajet që e bëjnë këtë vend të preferuarin e botës.
Aktorja e njohur ka rrëfyer së fundmi se qeshi aq shumë me filmin sa përfundoi në spital e shtruar për pesë ditë.
“Disa prej nesh shkuan për të parë “Borat” dhe diku aty nga mesi i filmit qesha aq shumë dhe aq fort sa lëndova qafën dhe u desh një ambulancë që të më çonte në spital. Qëndrova në spital për pesë ditë. Dhe kurrë nuk e pashë deri në fund filmin.”,- u shpreh ajo për Seth Meyers në “Late Night with…” Mesa duket nga të qeshurat e shumta ajo ka pësuar një ngërç në qafë. Epo të paktën aq sa e pa filmin e shijoi plotësisht./Blitz.al/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA