Google ADS

Vijon “lufta e ftohtë” mes Tunës dhe Robertit! A ishte Nora dhe këngëtari në ditëlindjen e Tianit?

20:03 | 3 Maj 2019
Trina Galanxhi

Prej kohësh kudo në media është përfolur për marrëdhënien e prishur mes këngëtares Tuna dhe partnerit të Nora Istrefit, Robert Berishës.

Rikujtojmë se në një nga intervistat e tij televizive ai është shprehur kështu për këngëtaren: “Më vjen keq për Patrisin dhe Tianin të cilët i dua shumë dhe do jem gjithmonë në gatishmëri për ta, por me Tunën nuk duam dhe nuk flasim!”

Vitin e kaluar kur vogëlushi i Tunës dhe i Patris Berishës mbushi 1 vjeç, Nora dhe Roberti nuk kanë qenë të pranishëm në ditëlindjen e tij.

Po këtë vit që Tiani mbushi 2 vjeç?

Në të gjitha fotot e bëra publike nga Tuna dhe Patrisi, asgjëkundi nuk dukeshin Nora dhe Roberti dhe siç është lehtësisht e kuptueshme, “lufta e ftohtë” vijon mes Tunës dhe Robertit.

Ky i fundit duket se është mjaftuar me një urim nga Instagram-i për djalin e vëllait të tij: “Gëzuar ditëlindjen Tian Patris Berisha!”

Ndërsa, po të flasim për festën e organizuar për vogëlushin e këngëtares mund të themi se ishte jashtëzakonisht shumë e bukur.

Të ngjashme