Hysaj drejt largimit nga Napoli

18:45 | 3 Maj 2019
Arbresh Info

Duket se ky është muaji i fundit i Elseid Hysajt te Napoli, pasi nuk ka arritur marrëveshje me napolitanët për vazhdimine kontratës.

Ditën e sotme ka ardhur edhe fjala e fundit e agjentit të futbollistit kuqezi.

Mario Giuffredi ka kontaktuar me drejtorin sportiv të Napolit, Giuntoli, duke i komunikuar kështu fundin e marrëdhënies mes palëve dhe dëshirën e Hysajt për t’u larguar.

Nuk do të ketë rinovim, ashtu si ishte përfolur, por ndarje me konsensus.

Hysaj ka edhe dy vite kontrate më axurët, por kjo nuk do të thotë se do të vazhdojë të qëndrojë.

Vetë presidenti De Laurentis, pasi ka biseduar me Ancelottin, ka vendosur që të mos i rrisë kontratën me kushtet e pretenduara, 2,5 milionë euro në sezon nga 1,6, që fiton aktualisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme