Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook duke përgënjeshtruar lajmin se është duke shkuar në Hagë për intervistim nga Gjykata Speciale.
Ai madje thotë se as nuk ka ftesë për ndonjë intervistë.
Postimi i Veselit në Facebook:
Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitë dhe as për Gjykatën Speciale. Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet. Më vjen keq në qoftë se dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. E kam thënë edhe më parë se askush nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzojë apo përkrahë.
Von der Leyen pas takimit me Kurtin: Të punojmë për të ardhm...
Kryetari i Ferizajt dënon sulmin ndaj Muhaxhirit, kërkon nga...
Avokati i Muhaxherit: Kryetari beson se sulmi lidhet me punë...
Aksidentet fatale/ A janë pasojë e mungesës së ndriçimit të ...
Dy ushtarë iranianë u vranë gjatë sulmeve izraelite
Osmani pas takimit me Von der Leyen: Diskutuam Planin e Rrit...