Arturo Vidal, luftëtari i Barcelonës

16:50 | 3 Maj 2019
Arbresh Info

Ernesto Valverde solli një befasi në fushë, duke e përzgjedhur Arturo Vidalin në 11-shen startuese, që nga fillimi kundër Liverpoolit të mërkurën mbrëma, ku kiliani u tregua luftëtar i vërtet për Barcelonën.

Ai pati një nga paraqitjet më të mira me skuadrën në Camp Nou, ku klubi ishte një top i larguar nga këmbët e Sadio Mane në sekondat e fundit të ndeshjes, transmeton telegrafi.

Pasi ka jetuar një sezon të përzier në debutimin e tij në Kataloni, ish-ylli i Juventusit luajti ndeshjen e tij më të mirë për Los Cules në momentin më të nevojshëm.

Një nga shqetësimet kryesore për Barcelonën ishte fuqia e Liverpoolit, por Vidal ishte i instaluar në mes për të luftuar kundër kësaj force.

Midis finesë së Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Ivan Rakitic , ishte Vidal ai që luftonte.

Ai vrapoi dhe vrapoi dhe vrapoi duke vënë Liverpoolin nën presionin të madh, kur e kishin topin.

“Arturo ka një fund të shkëlqyer të sezonin, ai ka qenë kyç në ndeshjet si kjo”.

“Kundërshtarët si ky nuk iu lejojnë të dominoni në lojë, por ne kemi dashur të përfitojmë nga aftësia e Vidal. Nuk kishim dyshime për të”, kishte thënë pas ndeshjes Valverde në konferencë.

Barcelona ishte shumë pasive në mbrojtje kur humbi nga Roma sezonin e shkuar.

Nënshkrimi i verës nga Bayer Munich i ka shtuar diçka të veçantë skuadrës së Barcelonës, dhe pikërisht për këtë ai ka luajtur 3000 minuta, shkruan Marca në analizën e saj për Vidalin.

Me 48 paraqitjet e tij ai e ka treguar veten dhe ëhstë lidhur mirë dhe në plotëni me mesfushorët e tjerë të klubit.

Trajneri spanjoll nuk është aq unik si Pep Guardiola në stilin e tij sulmues dhe ka qenë subjekt i kritikave për shkak të kësaj, megjithatë pak mund të dyshojnë se ai di se si të nxjerrë lojën më të mirë nga lojtarët si Vidal.

Luftëtar në fushë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme