Në kuadër të organizimit “Ditët e Arbëreshëve në Kosovë”, kuvendi i Kosovës ka mbajtur një mbledhje të veçantë për nder të kësaj dite.
Në këtë mbledhje përveç deputetëve të pranishëm kanë qenë edhe një grup delegacioni i Arbëreshëve të ardhur nga Italia.
Hapjen e kësaj mbledhje për dallim nga herët e tjera ka filluar më ndryshe.
Një grup i këtij delegacioni më veshje tradicionale të Arbëreshëve ka kënduar himnin e tyre.
Ai që hapi këtë mbledhje ishte Dardan Gashi Ministër i Diasporës.
Ai tha se është i lumtur për këtë vizite.
” Jam shumë i lumtur që jemi sot këtu vitin e kaluar kur ju kemi vizituar në Itali kemi marruar vendim që të ju ftojmë këtu në Kosovë. Jam i lumtur që nuk janë vetëm 15 fshatra në Itali po janë edhe më shumë. Shumë shpjet do të behet realitet që edhe Arbëreshët e Italisë do të jenë se bashku më ne shumë shpejt në Unionin”.
Ndërsa në emër të deputetëve të LDK-së, foli Armend Zemaj.
Zemaj tha se i vjen mirë që Arbëreshët nga Italia kanë ruajtur traditat Shqiptare.
” Me vjen mirë që në Kosovën e lire po i ndajmë këto momente vëllazërore. Jam një kohë të gjatë në Parlamentin e Kosovës por sot është një privilegj i veçantë. E çmoj shumë të gjithë ata që kanë bërë të mundur të vini sot në Kosovë. Me vjen mirë që e keni ruajt traditën e Arbëreshëve për 6 shekuj më radhë. Uroj që të kaloni sa më mirë në Kosovë”.
Një fjalim para Arbëreshëve e mbajti edhe deputeti nga PDK-ja Nait Hasani.
Hasani tha se si popull shqiptar kemi vuajtur dhe jemi ndarë në shumë shtete.
” Ju përshëndes në emër të qytetarëve për vizitën që po i bëni Kosovës. Historia jonë e lashtë është tregues i jetës sonë si popull. Ndarjet kanë qenë të dhimbshme që nga shpërngulja juaj në Itali në Koshën e Skënderbeut. Ne kemi mësuar mjaft edhe nga historia e Marin Barletit që kanë qenë të dhentë për ruajtjen e traditës dhe gjuhës shqipe më aqë zellë. Edhe ne këtu kemi vuajtur nën sundimin e Osmaneve dhe Serbisë edhe ne kemi përjetuar krimet dhe burgjet. Por ne kemi arritur ta keni Kosovën sovrane dhe të madhe fal edhe NATO-së dhe SHBA-vë. Njihja nga Italia na ka treguar se jemi të afërt dhe kemi të kaluar të përbashkët”.
E Fatmire Kollqaku nga Vetëvendosja tha se Arbëreshët e Italisë janë një pasuri e rrallë.
” Ju arritët që për gjatë 6 shekujve ta mbani brez pas brezi Shqipen përmes gjuhës dhe traditës. Vërtet jeni një rast unikë dhe pasuri e rrallë për trashëgimin kulturore botërore. Kontributi i juaj është mjaft i madh që keni ruajtur në familjet e juaja gjuhen dhe traditën Shqiptare.
E Ahmet Isufi, nga AAK-ja, tha se Institucionet tona duhet të vazhdojnë edhe më teje kontaktin më ju dhe të ruhet tradita dhe gjaku shqiptarë.
” Ju Arbëreshët tregoni për historinë tonë të lasht dhe të pasur për të ruajtur gjuhen kulturën dhe kjo është për tu vlerësuar shumë lartë. Ka dyndje të popujve të ndryshëm nga rrethanat e ndryshme por që janë asimiluar dhe integruar por Arbëreshët janë palca e Arbërit dhe gjakut ton që e mbajtën gjallë gjithmonë si Shqiptar të vërtetë. Institucionet tona duhet të vazhdojnë marrëdhëniet tona sa më të fuqishëm dhe më marrëdhëniet e juaja që të jemi sa më të afërta të mësojmë e të kuptojmë më shumë njeri tjetrin dhe të vazhdohet tradita si Arbëresh e shqiptarë”.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/642263366217886/
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
BE fton Kosovën që të ecë përpara me themelimin e Asociacion...