Google ADS

Vuçiqi: Vetëm 90 serbë bashkëpunojnë me Haradinajn

12:51 | 3 Maj 2019
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiiqi ka deklaruar sot se kundër Serbisë po zhvillohet një fushatë e ashpër rreth Kosovës nga pjesa e bashkësisë ndërkombëtare dhe nga ajo vendore, pasi , siç ka thënë, ato po përpiqen për pavarësi të saj.

Për këtë po përpiqen edhe Rada Trajkoviq, edhe Angela Merkel, dhe të gjithë tët tjerët, ka thënë ai.

I pari i Serbisë, siç përcjell FoNet, ka shtuar se në tërë Kosovën janë gjithsej 90 serbë që përkrahin dhe “punojnë” me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Vuçqi ka konstatuar se në dialogun brendshëm të Serbisë, idetë e tij për Kosovën kanë dështuar për “shkak se pjesa më e madhe e popullit tonë ka menduar ndryshe” .

do t’i kushtojë shumë shtrenjtë popullit dhe vendit gjatë 20-30-50 vjetëve të ardhshëm”, ka thënë ai duke sqaruar se nuk ia doli t’ia sqaronte popullit “se përtej emocioneve më rëndësishme është e ardhmja”.

Ai vlerësuar se shumëkush qe më shumë se një decenie ka mashtruara rreth Kosovës. ndërsa ata që kanë qenë në pushtet, bashkë të huajt kanë ndihmuar dhe kanë njohur pavarësinë Kosovës.

“Dikush, për at të keq, do të duhet që në të ardhmen ta kumtojë lajmin e keq dhe cili është ai që e ka gënjyer popullin”, ka thënë Vuçiq duke aluduar gjithnjë për Kosovën.

I pyetur për takimin e Berlinit, presidenti serb ka vlerësuar se ka pasur një sulm të përbashkët e të organizuar kundër Serbisë dhe Republikës Serbe.

Vuçiqi ka paralajmëruar se më 10 maj do të mbahet një parakalim ushtarak në Nish dhe pastaj ai do të takohet me përfaqësuesit serbë të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme