“Mos me m’ardhë keq kisha vrapu si Kryeministri ka një herë që po vrapon,” deklaroi nikoqiri i këtij takimi, Kadri Veseli, kur u pyet për qëndrimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj për mos pezullimin e taksës, shkruan arbresh.info.
Ai shtoi se taksa ka qenë vendimi më i mirë dhe nuk do t’i nënshtrohen asnjëherë Serbisë.
“Mos e minimizoni. Objektivi jonë është që Kosova të jetë në Kombet e Bashkuara, këto tjerat janë minore. U ba bajat taksa dhe se kem ndërmend me marr vendim dhe s’do të nënshtrohemi asnjëherë nga Serbia. Do të marrim vendim vetëm bashkërisht me SHBA-të. Ka të bëjë më çështjen e Kosovës, taksa ka qenë vendimi më i mirë i Kosovës, karshi Serbisë. Taksa ka qenë për Serbinë, jo për Gjermaninë, e SHBA-në”.
Veseli thotë se së bashku me krerët dhe përfaqësuesit e Ekipit Negociator diskutuan për takimin e Berlinit.
“Sot kamë ftuar gjithë krerët dhe bartësit e dialogut. Kemi patur një takim shumë pozitiv. Samiti i Berlinit është një lajm i mirë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për proceset që po kalon Kosova. Ne do të veprojm në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Po flas për rezolutën dhe delegacionin. E falënderojmë BE-në në këtë proces. Inkurajojmë angazhimin e vazhdueshëm një nga shtetet më të mëdha mike të Kosovës, SHBA-të. Me lejoni të falënderoj presidentin Trump për angazhimin e tyre për Kosovën. Në të ardhmen presim një involvim edhe më direkt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” është shprehur Veseli.
Ai dha edhe një herë mesazhin se nuk do të diskutohet asnjëherë për sovranitetin e Kosovës.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do të jetë përjetë. S’do të diskutohet asnjëherë për sovranitetin tonë. Për ne me rëndësi është ky proces. Ne do të marrim pjesë në të gjitha proceset e tjera që na ftojnë. Qëllimi jonë është i qartë. Kosova në BE do të jetë me sovranitet dhe territor të pacenuar. Kështu do të jetë përjetë,” është zotuar Veseli para gazetarëve, pas takimit.
Veseli bëri të ditur se me krerët e shtetit, pavarësisht deklaratave pozitive rreth liberalizimit të bëra pas Samitit të Berlinit, nuk kanë folur asnjë fjalë, derisa shton se “Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Ndoshta plotësuar më shumë kushte se të tjerët”./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...