Google ADS

AGK me instalacion të veçantë për lajme të rreme, fajsojnë politikanët

10:25 | 3 Maj 2019
Arbresh.info

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit me një instalacion artistik, “Future is temporary reality is_____”, në sheshin “Skenderbeu”.

Ideja e këtij instalacionit artistik, ishte i artistit Driton Selmanit.

Tek ky instalacion munden të shkruajnë kushdo, qoftë gazetar apo qytetar që mendon se ka shkelje të lirisë së shtypit, shkruan Arbresh.info.

Para se të fillojnë fjalimet u dëgjuan deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e disa politikanëve të tjerë të Kosovës, duke i “akuzuar”, gazetarët për shpifje me fjalën “ti po rren”.

Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, gazetarja që ka 15 vite përvojë pune në gazetari, Ardiana Thaçi, u shpreh se kemi zgjedhur këtë instalacion për të depërtuar tek qytetarët mesazhe se janë politikanët ata që krijojnë lajme të rreme.

Ky instalacion që dëgjuat tregon se më nuk jemi ne ata që krijojmë “Fake News”, ne jemi ata që juve ju transmetojmë atë që dëgjojmë. Kemi zgjedhur ketë instalacione që të depërtojmë në mënyrë të thjesht tek qytetaret, sepse kjo është një ditë e lirisë se shtypit”, u shpreh gazetarja Ardiana Thaçi.

Ndërkaq, kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli, për nder të kësaj dite tha se përmes këtij instilacioni të gjithë kanë mundësi të shprehin realitetin në Kosovë sa i përket shkeljeve në vendin e punës.

Ky instilacion ofron mundësi të shprehin realitetin në Kosovë me të cilin realitet ballafaqohemi ne si gazetarë. Ka qëndrimi se realiteti i  AGK-së. është i korruptuar andaj ne do ta shënojmë këtë mesazh dhe të gjithë qytetarët kanë mundësi të shprehin qëndrimet e veta”, u shpreh Begolli, në këtë ditë.

Vlen të theksohet se, në raportin vjetor të Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij” për vitin 2018, Kosova është renditur në pozitën e 78-të ose katër pozita më lartë se në vitin 2017, ku renditej në vendin e 82-të.

3 Maji është “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit”,  që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

AGK-ja, më pas do të mbajë një tryezë debati për lirinë e medies dhe sigurinë e gazetarëve me përfaqësues të mediave, shoqërisë civile dhe të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme