Madonna me imazhin e ri i brengos adhuruesit

23:03 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Madona me imazhin e ri i brengos adhuruesit

Në frymën e albumit të ri “Madam X”, Madonna e lansoi pamjen e saj të re, e cila është goxha kontroverse.

Lëkura, kravatat dhe kombinimet kolorite kuq e zi dominojnë në përzgjedhjen e Madonnës, por detaji i modës i cili që në fillim e shënoi këtë fazë të sajën ishte lidhësja për sy.

Ylli i popit po e provon stilin e piratëve si trend të ri të modës.

Gjykuar nga profili i saj në Instagram mund të thuhet se ajo e mban lidhësen çdo ditë.

Adhuruesit janë konfuzë lidhur me lidhësen e syrit të Madonnës, por edhe të brengosur për shëndetin e saj, sepse Madonna nuk është në dijeni se mund të lëndohet duke e bartur lidhësen. Përveç kësaj, ata po pyesin nëse është gjithçka në rregull me syrin e saj, shkruan KOHA Ditore.

Komentet vërshojnë njëri pas njërit, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe një koment pak më i ashpër i cili flet për atë se “Madonna nuk mund të fillojë më trende të modës, sepse fëmijët e sotëm as nuk e dinë se kush është ajo”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme