Google ADS

Isa Mustafa ka një porosi për Lutfi Hazirin e Vjosa Osmanin

22:17 | 2 Maj 2019
L G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur përsëri rreth zgjedhjeve të brendshme në partinë e tij.

Ai ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të kandidojnë, por ka shtuar se më mirë është që në këtë fazë të merren vetëm me zgjedhjet në degë e nëndegë.

“Kur të përfundohet kjo, pastaj çdo njëri e ka rrugën hapur, por s’mund të garantojmë kush mund t’i marrë votat për të hyrë në proces të votimit të fshehtë e kush jo sepse është çështje e delegatëve që vijnë nga degët e LDK-së”, ka thënë ai në KTV.

Mustafa i është referuar zyrtarëve të LDK’së, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani, që janë bërë pjesë e debatit për kryetar të partisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme