Në Durrës protestuesit ndalojnë ambulancën

19:35 | 2 Maj 2019
L G

Kalimi i dy ambulancave njëra pas tjetrës, ka bërë që protestuesit e opozitës në Durrës të ndalojnë një të tretë.

Ata kanë pasur dyshime nëse autoambulanca ka pasur vërtetë të sëmurë brenda.

Është dashur ndërhyrja edhe e kryetarit të PD-së së Durrësit, Ferdinant Xhaferi, që i ka hapur rrugën ambulancës së tretë për të kaluar në këtë aks./T.CH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme