Kryeprlamentari Veseli i thërret në zyrën e tij krerët e institucioneve

19:23 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë sërish nikoqir i një takimi të liderëve institucional e politikë të Kosovës.

Nesër, krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj, dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti do të jenë në zyrën e Kadri Veseli në Kuvendin e Kosovës.

Burime të lajmi.net brenda Kuvendit thonë se në këtë takim do të flitet për diskutimet e  zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

I njëjti burim ka treguar për lajmi.net se Kryeparlamentari Kadri Veseli po synon të koordinoj të gjithë akterët institucional  për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme