Mbreti i Tajlandës është martuar me zëvendës-shefen e ekipit të sigurisë së tij personale, duke i dhënë asaj titullin mbretëreshë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi i papritur vjen përpara se ceremonitë e tij të kurorëzimit të fillojnë të shtunën, kur pritet shenjtërimi i pozitës së tij.
Mbreti Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u bë monarku kushtetues pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016.
Ai është martuar dhe i divorcuar tri herë më parë dhe ka shtatë fëmijë.
Një deklaratë mbretërore tha: Mbreti Vajiralongkorn “ka vendosur të promovojë Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya, bashkëshortja e tij mbretërore, që të bëhet
Mbretëresha Suthida dhe ajo do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesë e familjes mbretërore”.
Mbretëresha Suthida është partnerja e Mbretit Vajiralongkorn dhe është parë me të në publik për shumë vite, edhe pse marrëdhënia e tyre asnjëherë nuk është pranuar zyrtarisht.
Pamjet nga ceremonia e dasmës u shfaqën në kanalet televizive tajlandeze vonë të mërkurën, duke treguar pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe këshilltarët e pallateve – të pranishëm.
Ndërkohë Mbreti shihet duke derdhur ujë të shenjtë në kokën e Mbretëreshës Suthida. Çifti pastaj u nënshkruan në një regjistër martese.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...