Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka folur sot për përplasjet mes tij dhe Anton Qunit para disa ditësh në Kuvendin e Kosovës.
Si mysafir në emisionin Frontal Live në T7, Beqa ka treguar për “takimin në liqenin e Komanit me Anton Qunin” .
Beqaj ka thënë se ka qenë me njësitin e tij duke kontrolluar pjesëtarët e UCK-së për të mos I lejuar të dezertojnë nga lufta për shkak se motivi kishte rënë pas vrasjes së Agim Ramadanit. Aty Beqa ka takuar edhe Anton Qunin të cilin e ka ndaluar.
“Ne kemi pasur leje që me shiku mos ka ndonjë nga dezerter që po ikte nga lufta që të mos e lejojmë me shku në Shqipëri. E kam ndalu edhe Anton Qunin. Ai ka dëshmu se ka leje nga Rrustem Berisha ndryshe nuk e kishim lëshu”, ka thënë Beqa në Frontal.
Ndryshe sipas deputetit të PDK-së, Quni nuk do të lejohej të shkonte. “Nuk kish mujtë më shku Anton Quni, pa lejen e Berishes”, ka thënë Beqaj. Ky i fundit ka treguar se shumë oficer I ka kthyer në kufi pasi të njëjtit kanë dashur të largohen nga lufta. /Express/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...