Cristiano Ronaldo pretendon se është adaptuar në formë perfekte në Juventus dhe se nuk e ka hedhur poshtë karrierën si trajner.
Ronaldo iu bashkua Juventus nga Real Madridi gjatë verës së kaluar dhe shënoi sezonin debutues në Itali duke fituar një titull dhe Superkupën, ndonëse asnjëherë nuk ka shënuar më pak gola që nga viti 2010, transmeton portali arbresh.info.
“Gjëja e parë që bëjë kur arrijë te një klub i ri është të jem vetvetja, asgjë më shumë”, ka thënë ai për El Pais në një intervistë për gazetën spanjolle.
“Etika ime e punës është gjithmonë e njëjtë. Ju duhet të jeni gjithsesi të përulur dhe të mbani mend se nuk dini asgjë”
“Nëse ju jeni i mençur, ju mund të rrëmbeni gjërat e vogla që ju përmirësojnë juve si një atlet. Jam adaptuar perfekt në Juve. Ata e kanë parë se nuk jam një mashtrues”
“Vetëm futbolli dhe gjërat normale janë folur në zhveshtore kur kam qenë unë, asgjë më shumë ose më pak”
Bartësi i fanellës me numër 7 mbushi 34 vjet në muajin shkurt dhe është një biznesmen i suksesshëm larg nga futbolli, por a mund të marr rolin e trajnerit në të ardhmen pasi të lë pas atletet?
“Pse jo”, përfundoi ai./arbresh.info/
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...