Kosovarët dita-ditës po i ikin martesës. Dëshmi për këtë janë të dhënat statistikore të publikuara së fundi nga ASK’ja. Në bazë të këtyre të dhënave vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, mbi 5 mijë çifte i kanë kurorëzuar lidhjet e tyre me martesë.
Por, këto shifra po dalin të jenë më të ulëta krahasuar me vitet e kaluara. Për këtë punë, shqetësime po shprehin edhe sociologët. Ata thonë se një ’trend’ i tillë pritet që të vazhdojë edhe viteve tjera.
Muaji prill ishte i mbushur plot me dasma. Vetëm në familjen e Presidentit Hashim Thaçi, ishin dy të tilla. Dy nipat e Thaçit vendosën që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë po këtë muaj.
Fund beqarisë gjatë këtij muaji vendosën që t’i japin edhe e bija e këngëtares Shkurte Fejza, Gresa dhe i biri i këngëtares Remzije Osmani, Hamëza.
Gjithë këto dasma u realizuan në restorantet më luksoze të vendit. Aty u mblodhën një numër i madh i të ftuarve, në mesin e të cilëve kishte edhe fytyra të njohura publike.
Por, këta nuk janë të vetmit që u kurorëzuan gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti në vend janë lidhur mbi 5 mijë kurorëzime nëpër gjithë komunat e vendit.
Numër i madh i kurorëzimeve janë realizuar edhe gjatë vitit të kaluar. Rreth 34 mijë kosovarë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë 2018’ës.
E muaji kur shumica e kosovarëve zgjedhin të martohen mbetet gushti, ndërsa më së paku dasma realizohen në qershor.
“Frekuenca e martesave ishte më shume e shprehur në muajin Gusht me 12.1% të rasteve të kurorëzuarave ndërsa muaji me më pak kurorëzime ishte muaji Qerhor me 6.3%”, theksohet në raport.
Ndërkohë, sipas ASK’së, që nga 2015’ta në vend janë lidhur rreth 68 mijë kurorëzime.
Bazuar në këto statistika, kosovarët nga viti në vit, po i ikin martesës. Krahasuar me 2017’ën, numri i kurorëzimeve është ulur për rreth 1 mijë.
Për këtë po shprehin shqetësim edhe sociologët.
Sociologu Besim Gollopeni i ka thënë Gazetës Express se ka një trend negativ të numrit të kurorëzimeve në shoqërinë kosovare. Madje, ai thotë se një trendi i tillë negativ ka tendencë të vazhdoj edhe më tutje.
“Në shoqërinë kosovare në vitin 2002 janë realizuar 18280 kurorëzime (ASK), në vitin 2010 janë 18289 kurorëzime dhe në vitin 2017 sipas ASK-së gjithnjë, janë realizuar 17.410 kurorëzime. Pra, kemi me një trend negativ të numrit të kurorëzimeve në shoqërinë kosovare. Një trendi i tillë negativ ka tendencë të vazhdoj edhe më tutje”, ka thënë Gollopeni.
Ndërsa sa i përket moshës mesatare kur të kosovarët kurorëzohen, ai ka thënë se ka pasur rritje të theksuar sidomos në dy dekadat e fundit.
Deklaron se krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë, shoqëria kosovare ka një moshë të re të hyrjes në martesën e parë.
Gollopeni përmend edhe martesat e hershme të kosovarëve, ku thotë se sipas statistikave zyrtare në Kosovë çdo vit realizohen rreth 100 martesa të hershme. E shkaktarët kryesorë të këtyre martesave ai thotë se mbeten gjendja sociale dhe ekonomike.
“Martesat me moshë të re ndodhin kryesisht te gjinia femërore, në vise të thella rurale të vendit dhe te ato familje të varfra dhe me nivel të ulët të arsimimit dhe emancipimit. Pra, shkaktarët kryesor të hyrjes në martesë të hershme veçmas për gjininë femërore janë gjendja e rënd sociale dhe ekonomike, niveli i ulët i arsimimit dhe mungesa e emancipimit”, ka thënë Gollopeni.
Ndryshe, për dallim prej atyre që u kurorëzuan këtë vit, një numër jo i vogël i kosovarëve vendosën që t’i dhënë fund martesës.
Vetëm gjatë këtij viti në vend janë shkurorëzuar rreth 130 çifte. Ndërkohë, sipas ASK’së, gjatë vitit 2018 janë realizuar mbi 700 divorce.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...