Më 10 maj hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit. Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë opinionin dhe subjektet ekonomike, se me qëllim të zbatimit të dispozitave ligjore, sipas nenit 1 të Ligjit Nr. 06/L-155, i cili kërkon ndalimin dhe mbylljen e të gjitha lojërave të fati në Republikën e Kosovës, ka filluar me revokimin e të gjitha licencave të subjekteve që merren me organizimin e Lojërave të Fatit.
“Ky revokim i licencave hynë në fuqi nga me 10 maj dhe çdo ushtrim i aktivitetit të lojërave të fatit pas kësaj date do të konsiderohet aktivitet i kundërligjshëm, kështu që institucionet e zbatimit të ligjit sipas nevojës do të veprojnë sipas detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë të ATK-së.
Administrata Tatimore e Kosovës i inkurajon të gjitha subjektet ekonomike dhe qytetaret, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura në respektim të dispozitave të Ligjit të ri Nr. 06/L-155, për Ndalimin e Lojërave të Fatit, pa pasur nevojë që të bëhen subjekt i masave të institucioneve të shtetit që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion