Për herë të dytë mbahet panairi i automjeteve “Prishtina International” në sallën e Panaireve në Shkabaj.
Ky është njëri ndër panairet më të mëdha të veturave në vend ku prezantohen 23 brende të makinave, shkruan portali arbresh.info.
Në këtë hapje kanë marr pjesë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Tregtisë, Endrit Shala.
Me këtë rast, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në këtë panair u shpreh se ky është sektori që ka rëndësi të madhe dhe njëkohësisht jemi duke punuar për të hequr TVSh-në makinave elektrike.
“Ky sektor është sektori më rendësi të madhe, është një ndër punëdhënësit me të mëdhaja në vend. Në ligjin aktual të makinave elektrike jemi duke punuar për t’ia hequr TVSH-në, e kjo kërkon investime në infrastrukturë për mbushjen e makinave elektrike, e këtë e ka vetëm HIP- Petrol”, është shprehur ministri Lluka.
Ndërkaq, ministri i Tregtisë, Endrit Shala e ka përgëzuar këtë panair duke thënë se ministria e tregtisë është duke punuar shumë rreth investimeve në vend./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...