Mbi 200 zyrtarë të OSBE-së do te monitorojnë zgjedhjet në veri të vendit

15:41 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Në prag të zgjedhjeve më vëri të vendit, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka folur për bashkëpunimin me OSBE-së. “KQZ ka një bashkëpunim me misionin e OSBE-së prej rreth dy dekadash, që nga organizimi i zgjedhjeve të para në Kosovë”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Daka ka barë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike në katër komunat e veriut të vendit.

Ndërsa Braathu ka thënë se është i kënaqur me bashkëpunimin KQZ- OSBE.

“I përgëzoj anëtarët e rinj të KQZ-së dhe dua të ju tregoj se OSBE është këtu për bashkëpunim me ju dhe uroj të vazhdon kështu”, ka thënë ai.

I pari i OSBE-së në Kosovë ka shtuar gjithashtu se janë bërë pothuajse të gjitha përgatitjet për zgjedhjet më veri.

“OSBE ka vazhduar me përgatitje për ditën e zgjedhjeve dhe kemi filluar me implementimin e këshillave teknike për KQZ-në në veri. Ekipi i krijiar do të udhëhiqet nga Bijat Basha dhe ka ekspertë të rajonit dhe jam i kënaqur me bashkëpunimin mes KQZ dhe OSBE-së”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se përfaqësues të misionit të OSBE-së do të jenë prezent rreth 220 zyrtarë të OSBE-së në 44 qendra të vendvotimeve në veri. Kujtojmë që më 19 maj do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme