Google ADS

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

08:03 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Sipas institutit, reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme