Barcelona ka bërë një hap të madh drejt finales pas fitores së thellë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Liverpoolit.
Gjiganti katalunas ka mposhtur me rezultat tronditës 3 me 0 skuadrën angleze në takimin e parë të zhvilluar si nikoqir në Camp Nou në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Luis Suarez ndëshkoi ish skuadrën e tij në minutën e 25′ duke zhbllokuar shifrat për të shënuar golin e avantazhit për “Blaugranët” pas një super asistimi nga Jordi Alba.
Superylli Lionel Messi dyfishoi shifrat në pjesën e dytë duke shënuar me lehtësi pasi topi i kthyer nga shtylla të cilën e goditi Luis Suarez i erdhi bukur argjentinasit për të realizuar për 2 me 0.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë i dha fund shpresave të skuadrës së trajnerit Jurgen Klopp me supergolin nga gjuajtja e lirë në minutën e 82′ për 3 me 0 duke ngritur të gjithë në këmbë.
Liverpooli tani është para një detyre mjaftë të vështirë dhe thuajse të pamundur para takimit kthyes në Anfield Road javën e ardhshme./arbresh.info/
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...